Familjes Fejzullahu së shpejti do t'i shtohet edhe një anëtar i ri i gjinisë femër.

Ariana Fejzullahu është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe deri në fund të muajit shtator pritet të sjellë në jetë një vajzë.


Ajo dhe këngëtari i njohur i estradës muzikore shqiptare, Ermal Fejzullahu, tashmë janë prindër tre fëmijë gjersa janë të martuar për më tepër se një dekadë.

arianafejzullahu 67090392 473150316832578 1098473044880751805 n

Me këtë rast, bukuroshja ka realizuar një set të veçantë fotografik teksa shfaqet tejet në formë e veshur në xhaketë të bardhë dhe xhinse.

"29 javë", ka shkruar ndër të tjerash zeshkania në llogarinë personale në Insagram gjersa shihet tejet e bukur.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat dhe miqtë e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/