Argjentina poker ndaj Haitit, Messi het-trik

Përfaqësuesja e Argjentinës duke se është gati për Kampionatin Botëror 'Rusia 2018' .
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Sampaoli ka fituar me rezultat 4-0 në miqësoren ndaj Haitit.
Njeriu i kësaj ndeshje ishte padyshim Lioen Messi, i cili ishte pjesëmarrës në të gjithë golat e ndeshjes.

Ai shënoi së pari nga pika e bardhë në minutën e 17-të, pastaj edhe dy herë në pjesën e dytë në minutat 58-të dhe 66-të.
Në fund Messi asistoi edhe te goli nga Sergio Aguero në minutën e 69-të.

Miqësorja e ardhshme e Argjentinës është kundër Izraelit.
Nuk duhet harruar se 'La Albiceleste' në Kampionatin Botëror është në grup me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën. /Telegrafi/




















































