LAJMI I FUNDIT:

Argjentina mposht me rezultat të thellë Ekuadorin

Argjentina mposht me rezultat të thellë Ekuadorin

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-1 ndaj Ekuadorit në një miqësore ndërkombëtare.

Argjentinas po shijon një formë të lartë kohëve të fundit dhe kjo e tregon edhe fitorja e lartë ndaj Ekuadorit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Argjentinës, të cilët përveç rasteve të krijuara, shënuan edhe tri gola.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të dhe ishte Lucas Alario, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Jhon Espinoza (27′) shënoi autogol për epërsinë 2-0.

Në minutën e 32-të, Argjentina gjeti edhe golin e 3-0 dhe ishte Leandro Paredes që shënoi nga pika e bardhë.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të argjentinasve, të cilët përsëri arritën të shënojnë tri gola, për dallim nga Ekuadori që shënoi vetëm një herë.

Të parët që shënuan ishin Ekuadori me anë të Angel Israel Mena Delgado (49′) që shënoi për 3-1, ndërsa Paulo Dybala (69′) shënoi për 4-1.

Nicolas Dominguez (82′) shënoi për, ndërsa Lucas Ocampos (86′) vulosi rezultatin përfundimtar 6-1. /Telegrafi/

https://twitter.com/Sergio16327406/status/1183404015834546177