Argjentina 2-1 Australia, notat e lojtarëve – Messi më i vlerësuari

Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 2-1 në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ekipi i Lionel Scalonit ka marrë një fitore mes vështirësive ndaj Australisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Ahmad bin Ali Stadium’.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lionel Messi (35’) dhe Julian Alvarez (57’) për Albiceleste, ndërsa Enzo Fernandez shënoi autogol për golin e Australisë.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht kapiteni Messi, i cili pas golit dhe shumë pasimeve kyçe u notua me 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Lautaro Martinez që humbi shumë raste në pjesën e dytë, duke o notuar me 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































