Qytetarët e Ballkanit, që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore, drejt vendit të tyre të origjinës për të kaluar festat e fundvitit, kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë gjatë të shtunës.
Këto udhëtime po ndodhin pavarësisht paralajmërimeve se do të vendosen masa të reja kufizuese kundër coronavirusit, që kanë për qëllim të ulin numrin e udhëtimeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Radhë të gjata me vetura janë parë në kufijtë ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë dhe po ashtu ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa mijëra njerëz kanë pritur për orë të tëra për ta kaluar kufirin të premten dhe të shtunën.
Shumë njerëz nga shtete si Kosova, Turqia, Serbia Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata tradicionalisht kthehen në shtëpi me vetura gjatë festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës.
Disa shtete të Bashkimit Evropian, që kanë komunitete të mëdha të punëtorëve migrantë, kanë vendosur masa të testimit të detyrueshëm për coronavirus dhe masa të izolimit sapo ata të kthehen nga vendet e tyre të origjinës, duke shpresuar se këto masa do të bëjnë që më pak njerëz të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor në baza ditore raportojnë për numër të lartë të infektimeve dhe spitalet në mbarë rajonin janë të mbingarkuara me pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vizitat e familjarëve që jetojnë jashtë vendit zakonisht bëjnë që njerëzit të kenë kontakte më të shumta gjatë ndejave familjare, që potencialisht, sipas ekspertëve, mund të bëjë që të ketë përhapje më të madhe të virusit.
Përveç radhëve të gjata të krijuara nga qytetarët që po nisen për pushimet e fundvitit, vonesa në kufi janë shkaktuar për shkak të vendimit të Serbisë, që t’iu kërkojë teste negative të coronavirusit, të gjithë qytetarëve që hyjnë në këtë shtet. Ata persona që hyjnë në Serbi dhe që nuk kanë test negativ, duhet të izolohen për dhjetë ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë