LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan drejt Interit?

Arda Turan drejt Interit?

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, duket se është afër Interit.

Mediat italiane shkruajnë se agjenti i reprezentuesit të Turqisë është takuar me drejtuesit e Interit.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit pritet që në përfundim të këtij sezoni të largohet nga ‘Camp Nou’, për shkak se ai ka pasur pak hapësirë këtë sezon të garave në ekipin e Luis Enrique.


Siç raportohet tashmë kanë nisur negociatat mes agjentit të lojtarit dhe skuadrës ‘Nerazure’.

Ndryshe, Turan është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane. /Telegrafi/