Bukuroshja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa vitesh ka bërë debutimin në kinematografinë turke.

Ajo tashmë ka marrë pjesë në disa filma, ndërsa po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar.


E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi e video të reja nga xhirimet e një filmi të ri të quajtur “Dugun Savasii”.

Screenshot 6 47 Foto: Screenshot/Instagram

Modelja dhe prezantuesja e njohur në një nga skenat shfaqet me një revole në duar.

“Një nga eksperiencat e mia më të bukura”, ka shkruar ajo.

Screenshot 7 43 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është vlerësuar në masë të madhe nga disa prej producentëve e aktorëve turk.

Ajo bëri debutimin në një film turk në vitin 2021 “Kirik Hayatlar”, në rolin e Leylas.

Screenshot 8 43 Foto: Screenshot/Instagram

Në secilin episod u përmend edhe fakti që Ademaj është me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/