Site icon Telegrafi

Arbenita Ismajli pranon se ka kryer dy herë ndërhyrje në gjoks për ta reduktuar atë

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Shpesh, ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo edhe reklamimin e brendeve me të cilat punon si blogere.

Së fundmi, ajo ua ka dhënë së fundmi mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, që t’i parashtrojnë nga një pyetje, të cilave ajo do t’u përgjigjej.

Në njërën nga to, Ismajli ka shuar kureshtjen e atyre fansave të cilët duan të dinë nëse ka kryer ndërhyrje plastike në të kaluarën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kështu ajo pranoi se ka kryer më parë ndërhyrje në gjoks për të bërë reduktimin e tij, teksa fytyra është krejtësisht e pastër, pa ndërhyrje.

“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni”, ka qenë përgjigja e Arbenitës. /Telegrafi/

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory
Exit mobile version