Arbeloa: Modric është 10-shi më i mirë në botë

267:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Luka Modric of Croatia acknowledges the fans following the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Elsa/Getty Images) 12:"Getty Images
Alvaro Arbeloa e ka cilësuar Luka Modricin si 10-shin më të mirë në botë.
Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës "Rusia 2018".
Golat në këtë ndeshje për kombëtaren ballkanase u shënuan nga Ante Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.
Ylli i Real Madridit, Modric ka gëzuar një shfaqje mbresëlënëse ndaj Argjentinës të enjten mbrëma dhe ish-bashkëlojtari i tij Arbeloa e ka përgëzuar mesfushorin me anë të rrjeteve sociale.

Ish-mbrojtësi spanjoll e ka cilësuar kroatin si 10-shin më të mirë në botë.
"1-shi më i miri në botë", ka shkruar Arbeloa në një postim në Instagram, ku ka vendosur edhe fotografinë e kroatit.

Nga
Telegrafi
22/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































