Ministri pjesë e mini-maratonës “Vrapo edhe ti” (Foto)

Më 24 prill do të organizohet mini- maratona “Vrapo edhe ti”.
Kjo mini-maratonë, e cila organizohet nga dy bukuroshet Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci, ka qëllime bamirësie.
Kësaj mini-martone pritet t'i bashkohet ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, transmeton Telegrafi.
“Blej një numër, kontribuo, vrapo me 24 Prill, 2016. Fondet i dedikohen Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Shtegu i mini-maratonës do të jetë pesë kilometra, derisa të hollat që do të mblidhen nga kjo garë do të shkojnë për Qendrën për mbrojtje të grave dhe fëmijëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/04/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































