LAJMI I FUNDIT:

Araujo motivon skuadrën: Nuk na lejohet asnjë gabim deri në fund

Araujo motivon skuadrën: Nuk na lejohet asnjë gabim deri në fund

Ronald Araujo, ka folur hapur për gjendjen aktuale të skuadrës nën drejtimin e Hansi Flick, gjatë një interviste të fundme.

Mbrojtësi qendror theksoi se Barcelona nuk ka vend për gabime në këtë fazë të sezonit, duke nënvizuar rëndësinë e përqendrimit dhe përpjekjeve maksimale për të arritur qëllimet e vendosura.

“Ekipi është shumë i mirë dhe ka një atmosferë shumë pozitive. Kemi një grup të ri dhe jashtëzakonisht të talentuar, gjë që na jep shpresë dhe entuziazëm për të ardhmen. Të gjithë jemi të motivuar dhe të përgatitur për të dhënë më të mirën tonë,” tha Araujo.


Ronald Araujo shokon me vlerësimin e sistemit të Hansi Flick
Lexo po ashtu Ronald Araujo shokon me vlerësimin e sistemit të Hansi Flick

“Tani po i afrohemi një faze shumë të rëndësishme të sezonit. Është koha për të treguar karakter dhe për të qëndruar të bashkuar si ekip. Ne besojmë në punën që po bëjmë dhe jemi të bindur se mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, deklaroi mbrojtësi uruguaian.

Araujo gjithashtu nuk harroi të përmendte rëndësinë e përgatitjes dhe qëndrimit mental në këto momente.

Zbulohet klauzola e pabesueshme e largimit të Araujos pas rinovimit të kontratës
Lexo po ashtu Zbulohet klauzola e pabesueshme e largimit të Araujos pas rinovimit të kontratës

“Nuk kemi mundësi për të bërë gabime. Çdo ndeshje dhe çdo moment janë vendimtarë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jemi të përgatitur të luftojmë deri në fund për të mbajtur besimin e tifozëve dhe për të arritur suksesin”, tha Araujo.

Barcelona është në garë për tre trofe këtë edicion, në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori