Aprilia dominon dy pozitat e para në Brazilian MotoGp

Marco Bezzecchi i Aprilia Racing ka triumfuar në Çmimin e Madh të Brazilit në MotoGP 2026, pas një paraqitjeje dominuese nga starti deri në fund, duke marrë edhe kreun e kampionatit botëror.
Italiani mori kontrollin e garës që në nisje, duke kaluar fituesin e “pole position” Fabio Di Giannantonio në kthesën e parë. Pas tyre u rendit Marc Marquez me Ducati Lenovo Factory Team, ndërsa Jorge Martin me Aprilia-n tjetër zyrtare ishte në ndjekje të afërt.
Me kalimin e xhirove, Bezzecchi krijoi një epërsi mbi 1.5 sekonda dhe nuk u vu asnjëherë seriozisht në rrezik, duke menaxhuar në mënyrë perfekte ritmin deri në fund dhe duke siguruar një fitore të pastër.

Pas tij, gara për vendin e dytë ishte shumë më e luftuar. Marc Marquez ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Di Giannantonios, ndërsa Jorge Martin priste momentin e duhur për të goditur. Ky moment erdhi kur dy rivalët dolën paksa nga linja ideale, duke i hapur rrugë Martin-it për të marrë vendin e dytë.
Edhe pse tentoi të afrohej me Bezzecchin në mes të garës, Martin nuk arriti të rrezikojë seriozisht liderin, i cili mbeti i qetë dhe konstant deri në fund.
Ndërkohë, beteja për vendin e tretë ishte një nga momentet më spektakolare të garës. Fabio Di Giannantonio dhe kampioni në fuqi Marc Marquez zhvilluan një duel të fortë në xhirot e fundit, duke shkëmbyer disa herë pozicionet. Në fund, Di Giannantonio arriti të mbajë vendin e tretë, ndërsa Marquez u detyrua të kënaqet me vendin e katërt.

Aprilia në Kosovë përfaqësohet nga Ventoro Motors by Auto Mita.
Kjo fitore forcon ndjeshëm pozitën e Bezzecchi-t në renditjen e përgjithshme dhe konfirmon formën shumë të mirë të Aprilia-s këtë sezon. Gara e radhës do të zhvillohet në Circuit of the Americas në Texas, SHBA, nga 27 deri më 29 mars./Telegrafi/






















































