Janë publikuar disa informacione të reja për modelin më të lirë të iPhone që Apple duhet të prezantojë në muajin mars.
A po hyjnë në histori telefonat e serisë SE të Apple? Madje dikur thuhej se kompania mund të hiqte dorë nga zhvillimi i pajisjeve të tilla, por ata ndryshuan mendje dhe brenda pak muajsh do të del në shitje një model i ri i telefonit më të lirë të kësaj kompanie.
Sipas të gjitha thashethemeve të deritanishme, ai mund të jetë telefoni më i popullarizuar i Apple në këtë kategori sepse më në fund sjell një dizajn më modern, një ekran më të madh dhe mbështetje për FaceID, përveç harduerit të fuqishëm që do të mundësojë Apple Intelligence, transmeton Telegrafi.
Por me këtë gjeneratë telefonash, duket se emri “SE” me të vërtetë mund të hyjë në histori, dhe se Apple mund të zgjedhë një taktikë të ngjashme me atë që Google po bën me telefonat e saj të serisë Pixel.
Pas prezantimit të modeleve të reja të telefonave Pixel, më pas do të prezantojnë versionin “a” të atyre telefonave, i cili ka ende opsione të shkëlqyera, por edhe një çmim atraktiv që duhet të tërheqë fansat e Android që janë në kërkim të një telefoni të mençur, cilësor dhe të përballueshëm.
Në vend të modelit SE, sipas informacioneve të reja, Apple do të mbajë emrin e gjeneratës së fundit të telefonave të saj dhe do të shtojë shkronjën “e”.
Pra, në vend të iPhone SE 4, iPhone më i lirë në shitje mund të shfaqet si iPhone 16e. Sigurisht, nëse ato thashetheme janë të vërteta, do ta zbulojmë pas disa muajsh kur kompania do ta prezantojë zyrtarisht këtë model.
Sido që të quhet ky telefon duhet të ketë një ekran diagonal 6.1 inç dhe me siguri do të jetë ekran OLED, dhe në vend të butonit Home do të mund të aktivizohet me njohjen e fytyrës.
Kjo do të bëhet e mundur falë teknologjisë FaceID, dhe për shkak të ligjeve evropiane do të ketë një port USB-C dhe një kamerë 48MP.
Derisa modeli aktual në tregun amerikan ka një çmim fillestar prej 429 dollarë, përmendet se çmimi i gjeneratës së re duhet të jetë pak më i lartë, pra me siguri do të shitet me çmim rreth 500 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skype po mbyllet përfundimisht

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

Nokia rrugës për të vendosur rrjetin e parë celular në Hënë

Vlerësohet si telefoni më i shëmtuar: Nothing ka prezantuar Phone (3a) Pro VIDEO
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk