LAJMI I FUNDIT:

Apple ka filluar prodhimin e iPhone 7!

Apple ka filluar prodhimin e iPhone 7!

Sipas një raporti të publikuar në Twitter, modeli final i produktit të ardhshëm nga Apple ka filluar të prodhohet në fabrikën e Pegatron.

Së bashku me Pegatron, Foxconn është një prej partnerëve më të fuqishëm në prodhimin e gjitha modeleve të iPhone që Apple ka krijuar deri më tani.

Sipas Hemmerstoffer, vetëm version me ekranin prej 4.7” i iPhone 7 është në prodhim, kështu që, versioni ‘plus’ nuk është në linjën e prodhimit në këtë periudhë kohore, edhepse pritet që edhe fableti i ri i Apple të krijojë kërkesë të konsiderueshme në treg.


I njejti burim më herët ka deklaruar se Foxconn ka fituar kontratën për prodhimin e shumicës së njësive të iPhone 7.