LAJMI I FUNDIT:

Apple e bën iTunes Radio me pagesë

Apple e bën iTunes Radio me pagesë

Apple tha se së shpejti do të fillojë t’i ngarkojë përdoruesit e iTunes Radio me pagesë. iTunes Radio është shërbimi i Apple për muzikë që konkuron me Pandora-në.

iTunes Radio, të cilin kompania e lansoi në vitin 2013, nuk do të jetë më pa pagesë nga fundi i janarit, tha Apple në një deklaratë për media.

Shërbimi i mbështetur aktualisht nga reklamat që është në dispozicion vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, do të integrohet në Apple Music, e cila kushton 9,99 dollarë në muaj.

Beats 1, radio stacioni global 24/7 tani do të jetë opsioni i vetëm për muzikë pa pagesë për dëgjuesit. (Telegrafi)