Deloitte ka lansuar garën e saj vjetore ‘Technology Fast 50 Central Europe’. Kjo garë e njohur rajonale, e cila tashmë është në vitin e saj të 24-të, rendit kompanitë me rritje të shpejtë në sektorin e teknologjisë. Ajo u ofron kompanive të krijuara dhe atyre në zhvillim një platformë për të shfaqur pozicionin e tyre udhëheqës në industrinë e teknologjisë.

Prishtinë, 7 gusht 2023 - Deloitte ka hapur procesin e aplikimit online për edicionin 2023 të ‘Technology Fast 50 Central Europe’. Për 24 vite me radhë, Deloitte drejton këtë program në vendet të Evropës Qendrore si: Bosnjë Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikë Çeke, Estoni, Hungari, Kosovë, Letoni, Lituani, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Shqipëri, Serbi, Sllovaki dhe Slloveni.


Google Cloud është partner zyrtar rajonal edhe për edicionin e këtij viti dhe për të tretin vit radhazi. Partneriteti me Google Cloud rrit dhe zgjeron shtrirjen e Programit, duke vënë në pah kompanitë me potencialin më të madh të biznesit.

Më shumë rreth ‘Technology Fast 50 Central Europe’

364259708 185410464405299 1950652782761644711 n

Deloitte 'Technology Fast 50 Central Europe' është një program që rendit 50 kompanitë e teknologjisë (publike ose private) me rritjen më të shpejtë të përqindjes së të ardhurave gjatë katër vite. Në këtë program përfshihen të gjithë sektorët e kësaj industrie - komunikimet, teknologjia mjedisore, fintech, hardware, software, kujdesi shëndetësor dhe shkencat e jetës, media dhe argëtimi. Në renditjen e këtij viti do të analizohen të ardhurat e kompanive nga viti 2019 deri në 2022.

Detajet e garës

Gara ka katër kategori:

1. Fast 50 – kategoria kryesore
2. Companies to Watch - (apo “Kompanitë për tu parë”)
3. Impact Stars – çmim special
4. CE TEch Rocketship - njohje speciale

Detajet e aplikimit:

Të gjitha detajet dhe kriteret për secilën kategori si dhe fituesit e kësaj gare ndër vite mund ti gjeni në ueb faqen rajonale Technology Fast 50 Ju mund të aplikoni online këtu.

Procesi i aplikimit do të mbyllet me 31 gusht 2023. Rezultatet e renditjes do të shpallen më 23 nëntor 2023.