LAJMI I FUNDIT:

Aplikoni për edicionin 2021 të ‘Technology Fast 50 Central Europe’

Aplikoni për edicionin 2021 të ‘Technology Fast 50 Central Europe’

Deloitte ka lansuar garën e saj vjetore ‘Technology Fast 50 Central Europe’. Ky është viti i 22-të i kësaj gare prestigjioze rajonale për kompanitë me rritje të shpejt në sektorin e teknologjisë. Ajo u ofron kompanive të krijuara dhe atyre në zhvillim një platformë për të shfaqur pozicionin e tyre udhëheqës në industrinë e teknologjisë.

Deloitte hap procesin e aplikimit online për edicionin 2021 të ‘Technology Fast 50 Central Europe’. Për 22 vite me radhë, Deloitte drejton këtë program në vendet të Evropës Qendrore si:, Bosnjë Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikë Çeke, Estoni, Hungari, Kosovë, Letoni, Lituani, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Shqipëri, Serbi, Sllovaki dhe Slloveni.

‘Pas një viti te karakterizuar nga pasiguria, ne duam të përgëzojmë bizneset tona lokale që me energji dhe vendosmëri vazhdojnë të udhëheqin dhe të sjellin risi në tregun e Kosovës. Ne jemi, edhe një herë, të entuziazmuar për të nderuar ato kompani që kanë shfaqur udhëheqje të shkëlqyeshme, talent për shitje, shpirt sipërmarrës dhe ambicie të vazhdueshme për të pasur sukses. Kompanitë e renditura në Deloitte Technology Fast 50 Central Europe na ofrojnë të gjithëve një pasqyrë unike lidhur me rritjen në industrinë e teknologjisë në rajon’.


– Afrore Rudi
Udhëheqëse e programit Technology Fast 50 CE South

– Arta Limani
Udhëheqëse e programit Technology Fast 50 për Kosovën.

Më shumë rreth ‘Technology Fast 50 Central Europe’

Deloitte ‘Technology Fast 50 Central Europe’ është një program që rendit 50 kompanitë e teknologjisë (publike ose private) me rritjen më të shpejtë të përqindjes së të ardhurave për katër vite radhazi. Në këtë program përfshihen të gjithë sektorët e kësaj industrie – komunikimet, teknologjia mjedisore, fintech, hardware, software, kujdesi shëndetësor dhe shkencat e jetës, media dhe argëtimi. Në renditjen e këtij viti do të analizohen të ardhurat e kompanive nga viti 2017 deri në 2020.

Detajet e garës

Gara ka dy kategori:

1. Fast 50 – Central Europe

2. Companies to Watch – Central Europe

Kategoria Companies to Watch (apo “Kompanitë për tu parë”) rendit kompani më të reja që nuk i përmbushin ende kriteret për renditjen kryesore në Fast 50. Kjo kategori ndahet në dy nënkategori: Investment Stars (apo “Yjet e Investimeve”) dhe Growth Stars (apo “Yjet e Rritjes”).

Gara ka edhe një kategori të veçantë:

1. Impact Stars – Central Europe

Sikurse vitin e kaluar, edhe në programin e këtij viti do të kemi kategorinë Impact Stars (apo “Yjet e ndikimit”). Kompanitë që janë të interesuar të garojnë në këtë kategori duhet të plotësojnë pyetësorin shtesë. Impact Stars është një kategori e veçantë që njeh një kompani e cila me produktet / shërbimet e ofruara arrin të bëjë ndikim pozitiv në të paktën njërën nga fushat sa vijon: shoqëri, biznes, inovacion, mjedis dhe diversitet.

Detajet e aplikimit

Të gjitha detajet dhe kriteret për secilën kategori si dhe forma e aplikimit online mund ti gjeni në uebfaqen rajonale Technology Fast 50: www.deloitte.com/cefast50.

Procesi i aplikimit do të mbyllet me 31 gusht 2021. Rezultatet e renditjes do të shpallen më 25 nëntor 2021.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

Teknologji
Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez

Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez

Teknologji
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Teknologji
Kalo në kategori