Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vite burgim (së bashku), katër të akuzuarit E.R., Xh.S., G.R., dhe G.J., ndërsa kishte liruar nga akuza SH.K.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se rasti në fjalë është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësorë me datë 22 shtator 2023 në ora 09.00”, tha ajo.
Gashi bëri të ditur se seanca do të jetë mbyllur për publikun sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur.
Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022.
Sipas njoftimit, gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.
I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” si dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.
I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi” si dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë viteve.
I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” si dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.
Ndërsa, i akuzuari SH.K është liruar për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
“Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares u bë publik gushtin e vitit të kaluar. Autoritetet atëbotë thanë se ajo dyshohej se ishte përdhunuar në një park të Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit