Mes shumë të pranishmëve të hënën u mbajt hapja solemne e Spitalit të Përgjithshëm, “Rezonca 2” i cili do të ofrojë shërbime të përgjithshme brenda 24 orëve me aparatura më të avancuara e moderne.
Gjatë hapjes solemne, Rektori i Kolegjit “Rezonanca”, Prof. Dr. Arian Idrizaj, tha se pas një investimi shumë të madh, tashmë kanë pajisjet më bashkëkohore, stafin më të përzgjedhur nga vendi dhe jashtë, të cilët do të jenë pjesë e shtëpisë së madhe –“Rezonanca”.
Ai tregoi se “Rezonanca” ka një staf prej rreth 700 punëtorëve në të gjitha pikat e saj.

E, sa i përket Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, ai tha se departamentet të cilat do të inkuadrohen brenda këtij institucioni do të jenë deficitare në Kosovë.
“Me shumë mund kemi arritur që të sigurojmë dhe mjekë nga jashtë për të kryer shërbime të cilat janë në mungesë të madhe në vendin tonë. Kemi shumë shërbime, sikur ato onkologjike, pastaj gjenetike dhe disa lëmi deficitare, të cilat do të jenë risi në vendin tonë”, u shpreh Idrizaj.

“Ndjejmë një kënaqësi të veçantë kur ofrojmë mundësi të reja pune, hapim dyert duke ofruar shërbime kualitative, duke konkurruar në treg që të jemi liderë në vend dhe shtetet e rajonit”, tha Prof. Dr. Arian Idrizaj.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, njëherësh specialist i Neurologjisë, dr.Nazim Dakaj për Telegrafin tha se në Spitalin e Përgjithshëm, “Rezonanca 2” ofrojnë shërbime internistike dhe kirurgjike.

“Shërbimet internistike ofrohen gati të gjitha. Do t’i kisha veçuar kardiologjinë edhe gastroenterologjinë, të cilat i kemi avancu pak më shumë sesa të tjerat. Sa i përket kardiologjisë, jemi të kompletuar me të gjitha gjërat që mund të bëhen për kardiologji, përveç kardiokirurgjisë së operacioneve të hapura të zemrës nuk i bëjmë.
Bëjmë vizita kardiologjike, EKG, ultrazë të zemrës, ergometri edhe koronarografi”, shpjegoi Dakaj.
Ndërsa, radiologia Serbeze Kabashi – Muçaj tha se në “Rezonanca 2” ekzistojnë pajisjet diagnostike të teknologjisë më të fundit, e të cilat siç tha “shërbejnë për të gjitha llojet e patologjisë”.

Edhe kardiologu, Agim Krasniqi tregoi se në “Rezonca 2”, është laboratori i Kardiologjisë Invazive.

“Këtu mund të realizojmë edhe katerizimin e arteries së majtë dhe të djathtë të zemrës. Tash për tash është një ndër laboratorët më të avancuar në Kosovë me aparaturat më moderne dhe i ka ato benefitet e veta, pasi ka rrezatim shumë pak si për personalin mjekësor ashtu dhe për pacientët që ndoshta duhet të qëndrojnë një apo dy orë gjatë intervenimit”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës