Anxhela Peristeri publikon këngën e re "Shpirt i bukur"
Artistja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ka publikuar projektin e ri muzikor.
"Shpirt i bukur" mban titullin kjo këngë, derisa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar vet këngëtarët kurse për muzikën është përkujdesur 'Stine Records'.

Ndërkaq, videoklipi i është besuar produksionit "Sebastian Production".
Këngëtarja shfaqet mjaft atraktive në fustanin e bardhë dhe si i ftuar special në këtë këngë është edhe reperi Stine.
Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, ku besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































