LAJMI I FUNDIT:

​Anulohet mbledhja e Komisionit, ku do të raportonte Agim Veliu

​Anulohet mbledhja e Komisionit, ku do të raportonte Agim Veliu

Kuvendi i Kosovës në agjendë sot ka pasur mbajtjen e dy komisioneve parlamentare, por që të dy aktivitetet janë anuluar.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Musli Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 10:00 ishte paraparë mbajtja e Komisionit për Çështje të Sigurisë para të cilit pritej të raportonte ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratën Publike, Agim Veliu.


Dhe në orën 13:00 ishte planifikuar Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për të shqyrtuar nismën legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Arsyeja e anulimit të mbledhjeve të Komisioneve zyrtarisht nuk dihet, ndërsa mësohet se kjo është për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Po ashtu është shtyrë edhe mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori