LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”, avokatët kërkojnë që Gruevski të mos gjykohet në mungesë

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”, avokatët kërkojnë që Gruevski të mos gjykohet në mungesë

Seanca e sotme për rastin “Titanik” të PSP-së është anuluar për shkak të mospasjes së kushteve për mbajtjen e saj. Seanca e radhës është caktuar për më 23 nëntor.

Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski të cilët janë në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokatët e Nikolla Gruevskit, deklaruan se nëse klienti i tyre gjykohet në mungesë siç propozoi Prokuroria Speciale, do të shkelen të drejtat e njeriut.


Avokati Elenko Millanov deklaroi se nëse ish-kryeministri gjykohet në mungesë, do të pamundësohet e drejta që të merren në pyetje dëshmitarët që kanë propozuar. Në vend të gjykimit në mungesë, ata kërkojnë që për Gruevskin të ketë procedurë të veçantë në rastin “Titanik”.

Avokati Boro Tasevski theksoi se në këtë lëndë nuk duhet të merren masa shtesë represive ndaj të akuzuarve. Ai shtoi se akoma nuk e kanë marrë aktin për paraburgimin e të akuzuarve Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski dhe se do të deklarohen pasi ta marrin të njëjtin.

Gjykatësi Osman Shabani seancën e radhës për lëndën “Titanik” e caktoi për 23 nëntor kur edhe do ta shqiptojë vendimin për procesin e gjykimit, duke pasur parasysh se Gruevski është jashtë shtetit dhe nuk do të paraqitet në seanca.

Rasti “Titanik” i PSP-së ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, ndërsa mesin e të akuzuarve është edhe Gordana Jankulloksa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori