Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës 17 qershor 2020.

Njoftimi për anulimin e fluturimeve është publikuar në faqen zyrtare të ANP “Adem Jashari” në Facebook.


Njoftimi i plotë:"Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar. Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera!", thuhet në njoftim. /Telegrafi/