LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte fajëson fatin e keq të Moratas për barazimin

Antonio Conte fajëson fatin e keq të Moratas për barazimin

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i ka bërë thirrje Alvaro Moratas që të vazhdojë të punojë shumë për të përmirësuar paraqitjet.

Sulmuesi humbi tri raste ballë për ballë me portierin në barazimin prej 2-2 në Emirates.

Morata shënoi 10 gola në 19 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.


“Mendoj se është mëkat sepse kur keni shumë raste shënimi, ju duhet që të fitoni ndeshjen. Në vend të kësaj, ne po flasim për një barazim të mirë ndaj një ekipi të mirë”.

Të gjitha lajmet rreth Chelseat
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

“Morata nuk ka fat. Ai duhet të punojë dhe të përmirësohet. Është mëkat sepse ai pati shumë raste shënimi, por jam i kënaqur me impenjimin dhe përkushtimin e tij”.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne kemi pasur mundësi të mirë për të fituar sepse merituam fitoren. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin e të vazhdojmë të punojmë shumë për të shënuar më shumë”.

“Zhgënjimi im është i madh po aq sa i lojtarëve. Ne fitojmë së bashku, barazojmë së bashku dhe humbim së bashku. E përsëris, është mëkat sepse ne merituam të fitojmë ndeshjen”, deklaroi Morata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori