Antikorrupsioni: Ka dyshime për keqpërdorim të mbi 1 milionë eurove nga Ministria e Kulturës
Kritere të paqarta për të vlerësuar projektet fituese, por edhe për të ndarë fondet për realizimin e tyre. Kjo është një prej vërejtjeve që Antikorrupsioni ia ka adresuar Ministrisë së Kulturës lidhur me projektet fituese të Programit vjetor me interes nacional në kulturë.
Pas bllokimit të fondeve për realizimin e një pjese të projekteve nga programi i vitit të kaluar, Ministria e Kulturës është treguar e rezervuar për të dhënë detaje mbi projektet që prej gati pesë muajsh janë vënë nën llupën e revizionit. Nga ky institucion kanë deklaruar vetëm se bëhet fjalë për një vlerë totale prej 70.776.722 denarë, pra mbi 1 milion euro, për të cilat ka dyshime për keqpërdorime.
“Ne presim që Policia Financiare dhe Antikorrupsioni të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të sqarojnë abuzimet e mundshme”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës. Hetimi i brendshëm ka nisur një ditë pas ardhjes në krye të Ministrisë së Kulturës së Irena Stefoskës, në periudhën prej 1 shtatorit 2020 deri më 31 janar 2021. Për shkak të projekteve të parealizuara dhe dokumentacionit të çrregullt financiar, Ministria ndërpreu kontratat.
“Ministria e Kulturës, siç kemi informuar tashmë, kreu një audit të brendshëm. Rezultatet e auditimit u dërguan në Ministrinë e Financave, Policinë Financiare dhe në Antikorrupsion. Në përputhje me konkluzionet e miratuara nga seanca e Qeverisë, Ministria e Kulturës nuk do t’i paguajë fondet përdoruesve të tjerë deri në përfundimin e kontrolleve financiare, në mënyrë që të mbrojë fondet e buxhetit. Të gjitha informacionet do të dihen pas kontrolleve të përfunduara, për të cilat organet e thirrura duhet të komentojnë më hollësisht”, ka deklaruar nga Ministria e Kulturës.
Anekset e marrëveshjeve për të shtuar fondet dhe miratimi i projekteve të apeluara u bënë gjatë muajve qershor dhe korrik, në kohën kur ministria drejtohej nga ish-ministri Hysni Ismaili, i cili për “Telma” ka deklaruar se “vendimet e marra për projekte të tilla janë të komisioneve përkatëse në Ministrinë e Kulturës, anëtarët e të cilëve janë profesionistë në këtë fushë dhe nga i gjithë komuniteti etnik. Sipas praktikës së deritanshme brenda institucionit të kulturës projektet fituese në Konkursin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë përveç filtrit të Komisionit nuk mund të kalojnë “pa aminin” e hierarkëve kyç që drejtojnë dikasterin e kulturës.
Një prej rasteve të ngjashme ishte me Programin e kulturës të vitit 2018, ku skandali me abuzimet u bë më i rëndë me denoncimin e bërë nga anëtari shqiptar i komisionit të muzikës, sipas të cilit projektet e refuzuara prej tij u miratuan nga eprorët, pa u marrë parasysh argumentimi profesionist. Skandali i Programit 2018 u mbyll me prishjen e kontratave për vetëm 10 projekte në vlerë prej 9.219.000 denarësh./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova