Antibiotikët janë ilaçe të rëndësishme, por përdorimi i tepërt i tyre çon në një numër të madh kërcënimesh të shëndetit.
Sipas një studimi të ri, përdorimi më i madh i antibiotikëve sesa që duhet çon në një problem tjetër – shtimin e peshës.
Studiuesit nga “Johns Hopkins Bloomberg” kanë gjetur se fëmijët që përdorin rregullisht antibiotikë gjatë fëmijërisë së tyre fitojnë peshë më shpejtë se ata që nuk përdorin, raporton “International Journal of Obesity”.
Dr. Brian Schwartz, profesor në shkollën “Bloomberg” dhe ekipi i tij kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 160 mijë fëmijë në mes moshës 3 dhe 18 vjeçare. Ata kanë grumbulluar të dhënat e peshës dhe shtimit të peshës për të vendosur indeksin e trashësisë, si dhe përdorimin e antibiotikëve duke krahasuar vit pas viti
Rezultatet treguan se në moshën 15-vjeçare, fëmijët që kishin marrë antibiotike shtatë ose më shumë herë gjatë fëmijërisë së tyre peshonin 1.5 kilogramë më shumë se ata që s’kanë marrë antibiotikë kurrë. Rreth 21 për qind e pjesëmarrësve, 30 mijë, kanë marrë antibiotikë shtatë ose më shumë herë gjatë fëmijërisë.
Schwartz thotë se këto gjetje nënkuptojnë që trashësia vjen si pasojë e përdorimit të antibiotike dhe ajo ndryshon varësisht se sa të fortë janë antibiotikët.
Shkencëtarët për këtë kishin njoftuar edhe më parë duke u bazuar në testimet e bëra në kafshë.
Sipas studiuesve, arsye për këtë është se antibiotikët ndikojnë në disa mikroorganizma që jetojnë në trupi e njeriut.
Në fund, shkencëtarët thonë se kjo nuk nënkupton që antibiotikët të mos përdoren, por vetëm se krijuesit e barit duhet të jenë më të saktë në përshkrimin e ilaçit që krijojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë