LAJMI I FUNDIT:

Anti-korrupsioni do ta hetojë BFI-në për mashtrim financiar

Anti-korrupsioni do ta hetojë BFI-në për mashtrim financiar

Anti-korrupsioni dyshon për mashtrim financiar në BFI. Për 10 vite në llogarinë e këtij institucioni janë derdhur mbi 9 milionë euro para shtetërore, si kompensim nga shteti që s’ka mundur BFI-së t’i kthejë pronë dhe hapësirë afariste.

Por, për pesë vitet e fundit, BFI nuk ka llogari vjetore për punën e saj kurse Regjistri Qendror ka lejuar që ky institucion të mos paguaj tatim. Përveç kësaj, DAP me vite ka kryer kontrolle në BFI, por nuk kanë dorëzuar detaje në këtë Komision.

“Të gjithë duhet ta dinë, se askush nuk është mbi ligjin. Komunitetet fetare janë persona juridik, është e definuar edhe në ligjin e tyre dhe duhet të përmbushin shumë detyrime ndaj institucioneve shtetërore”, tha Nuri Bajrami, anëtar i KSHKP-së.


Ndërsa për rastin “Matka” Antikorrupsioni dyshon se prokurori publik nuk ka hetuar sa duhet dhe e ka liruar nga përgjegjësia penale kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti. Antikorrupsioni do kërkojë reagim edhe nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

“Nuk kanë ndërmarrë veprime për heqjen e objekteve të vendosura, ekzistimi i të cilave është i ndaluar me vendim sipas të cilit Kanioni Matka është shpallur si zonë e mbrojtur”, pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër korrupsionit.

Një ditë më parë Prokuroria e hodhi poshtë padinë e Komisionit kundër korrupsionit për platformat e paligjshme në Matkë, prej ku vlerësuan se Blerim Bexheti qëllimisht dhe me vetëdije nuk ka ndërmarrë asgjë për platformat e ndërtuara pa leje.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori