LAJMI I FUNDIT:

Annalena Baerbock, gruaja e parë në postin e ministres së Jashtme të Gjermanisë

Annalena Baerbock, gruaja e parë në postin e ministres së Jashtme të Gjermanisë

Zëvendëspresidentja e partisë së të Gjelbërve, do të bëhet ministrja e re e Jashtme dhe gruaja e parë në këtë detyrë në Gjermani, njoftoi partia e saj.

Gruaja 40-vjeçare do të marrë detyrën në fillim të muajit dhjetor, si pjesë e një koalicioni qeveritar të formuar të mërkurën me socialdemokratët dhe liberalët.

Të Gjelbrit njoftuan gjithashtu se zëvendëspresidenti i tyre i dytë, Robert Habeck, do të drejtojë një “super ministri” që ndërthur klimën dhe ekonominë, transmeton Telegrafi.


Annalena Baerbock do të zëvendësojë socialdemokratin, Heiko Maas në Ministrinë e Jashtme. Përveç gruas së parë, ajo do të jetë edhe njeriu më i ri në atë pozicion në historinë gjermane.

Gjatë fushatës zgjedhore, ajo premtoi të ringjallë diplomacinë gjermane, veçanërisht do të jetë e ashpër me Rusinë dhe Kinën, raporton dw.

Bashkimi Evropian ka nevojë për “një politikë të jashtme të fortë, të hapur, pro aktive gjermane”, kishte deklaruar në muajin maj, Baerbock.

Duke kundërshtuar tubacionin Nordstream 2, i cili supozohet të lejojë transportimin e gazit rus, avokatja, e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, thotë se një qasje e ndryshme ndaj regjimeve autoritare është “vendimtare për qeverinë e ardhshme, sigurinë tonë dhe vlerat tona”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori