Gjatë udhëtimit me aeroplan, duhet të ndiqni rregullat bazë në të cilat përfshihet edhe mos shqetësimi i njerëzve të tjerë.

Por, Stefahnia duket se kishte një tjetër përvojë, për të cilën ka vendosur të ankohej në rrjete sociale.


Një foto e publikuar e cila shfaq një këmbën e një burrit poshtë ulëses së saj, ka shkaktuar debat të ashpër, pasi sipas saj burri ia ka "uzurpuar" hapësirën.

Komentuesit treguan eksperiencat e tyre të ngjashme në aeroplan, ku kishte nga ata që e justifikonin veprimin e burrit, por kishte edhe nga ata që thoshin se “do t’i shkelja gishtat dhe do t’i thoja më fal”. /Telegrafi/

Screenshot 5 47