Site icon Telegrafi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, pak muaj më parë sa ishte në këtë format rrëfeu për një sëmundje të rëndë.

Në rrëfimin prekës, ajo ka treguar për vështirësitë që ka hasur në fëmijëri dhe se vuan nga skolioza.

Artistja shqiptare nuk mund të kryente ndërhyrjen për shkak të çmimit të madh që arrinte vlerën në 200 mijë euro.

E në BBVK, asaj iu bë një surprizë nga produksioni, ku një spital mori përsipër gjithë trajtimin.

Lexo po ashtu Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë që ia solli sëmundja e saj

Tani Anisa duket se ka nisur me procedurat e trajtimit, meqë momentalisht ndodhet në Turqi.

Foto: Screenshot/Instagram

Nuk ka ndarë ndonjë detaj më shumë, por beson që këtë do ta kryejë dhe se do të ketë sukses.

Veseli pas kësaj premton se do të jetë më shumë e fokusuar në projekte të reja, meqë këtë kohë ka qenë më e ngarkuar për shkak të gjendjes shëndetësore. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version