Mesfushori kuqezi, Anis Mehmeti, sapo ka mbyllur një sezon mjaft të mirë në aspektin personal, me karrierën e tij që ka ardhur në ngjitje.
Talenti shqiptari e nisi sezonin me Wycombe Wanderers në League One të Anglisë, duke qenë protagonist absolut me ekipin e tij dhe duke realizuar 9 gola.
Kaq mjaftoi që interesi për lojtarin shqiptar të rritej dhe ne janar erdhi transferimi te Bristol City, që militon në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli.
Përshtatja ka shkuar mirë dhe Mehmeti po bëhet një lojtar kyç, ndërkohë që forma e tij e mirë solli edhe ftesën e parë në Kombëtaren A, duke debutuar ndaj Polonisë në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024.
Futbollisti, i cili ka mbërritur në Shqipëri dhe është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të kualifikueseve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, rrëfen emocionet që ka përjetuar dhe shprehet i kënaqur për ecurinë e sezonit.
“Ky ka qenë një vit shumë special për mua, e nisa sezonin me Wycombe duke qenë në formë shumë të mirë, më pas erdhi transferimi te Bristol City në janar dhe në muajin mars debutimi me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. Të luajë me fanellën kuqezi ka qenë ëndërr për mua dhe për familjen time. Ka akoma shumë për t’u përmirësuar, sigurisht që kam pasur shumë emocione, ishte një ditë shumë speciale për mua. Jam ndjerë shumë mirë për debutimin në Kombëtare, ashtu si edhe familja ime që ishte shumë e lumtur”, – thotë Mehmeti për Fshf.org.
Mesfushori sulmues është i qartë për objektivat në dy ndeshjet e qershorit me Kombëtaren, teksa mezi pret të debutojë edhe përpara tifozëve kuqezi në shtëpi më 17 qershor.
“Kemi përpara dy ndeshje për kualifikueset e Europianit, do të luajmë me objektivin për të fituar të dyja ndeshjet, do të luajmë patjetër me shumë dëshirë dhe agresivitet të dyja këto sfida. Debutimin e parë e parë në transfertë ndaj Polonisë, tani debutimin e vërtetë e kam ndaj Moldavisë përballë tifozave kuqezi”, – thotë 22-vjeçari në prononcimin e tij për Fshf.org. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi