LAJMI I FUNDIT:

Anija ruse shkëputet nga ISS

Anija ruse shkëputet nga ISS

Anija kozmike ruse e cila do të ankoronte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ka humbur.

Lajmi është konfirmuar nga vetë agjensia ruse e hapësirës, zyrtarët e të ciës konfirmuan se M-12M nuk ishte ankoruar siç duhet në ISS dhe për pasojë është shkëputur dhe ka rënë prapa për në tokë.


Sipas ekspertëve nuk ka rrezikshmëri për ndonjë dëmtim që ajo mund të shkaktojë me rënien në tokë, për shkak se materialet do të shpërbëen në ajër nga rënia e lirë. Anija mbante tre ton mallra, që do të zbrazeshin në Stacionin Ndërkombëtar Hapëinor. /Telegrafi/