Anija luftarake më e madhe në botë arriti në Kroaci - ajo mund të mbajë deri në 75 aeroplanë

Luftanija më e madhe në botë, aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald Ford arriti sot në Kroaci.
Kjo është vizita e dytë e aeroplanmbajtësit të marinës amerikane USS Gerald R. Ford (CVN 78) në Split.
Më parë kishte qëndruar në ujërat kroate në vitin 2023, raporton index.hr.

Vizita bëhet si pjesë e vizitave në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, me qëllim mbështetjen e gatishmërisë luftarake dhe sigurisë detare të forcave detare amerikane në Evropë-Afrika, si dhe forcimin e angazhimeve amerikane, aleatëve dhe partnerëve për stabilitet dhe siguri në Evropë.
Gjithashtu, kjo anije mund të mbajë deri në 75 aeroplanë.
Nuk dihet ende sa kohë do të qëndrojë anija në ujërat kroate. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































