Anija nga Royal Caribbean’s Wonder of the Seas do të jetë në gjendje që të strehojë 6,800 persona.

Anija e re, do te niset nga Fort Lauderdale në Karaibe në mars të vitit 2020, më pas do të lundrojë drejt Barcelonës dhe Romës.


Në anije janë tetë rrugë ku mundësh të ecësh për të eksploruar. Suitat klas janë më të rejat për mysafirët, ato kanë një vend për të marr reze dielli dhe një pishinë, po ashtu aty do të ketë edhe ‘shisha bar’.

21c8a76b ce1b 4008 bfc5 886ada5f2185 1 Foto: Royal Caribbean

Mysafirët mund të ecin nëpër parkun qendror, një vend plot me bimë dhe lule, ndërsa fëmijët mund të vizitojnë parkun e lodrave, një zonë interaktive të lojërave në natyrë, ose pjesën me rrëshqitësen më të madhe për det, shkruan The Sun.

NINTCHDBPICT000680206492 Foto: Royal Caribbean

Nëse doni të shpenzoni më shumë, mund të zgjidhni suitën familjarë për dhjetë net, në të cilën ka kinema, rrëshqitëse, tavolinë ping-pongu, vaskë të nxehtë në ballkon dhe përfitime të tjera ekskluzive, duke përfshirë pije falas dhe të eksperienca të personalizuara.

Rezervimet për lundrimet evropiane do të jenë në dispozicion nga sot (e mërkurë), ndërsa çmimet që ende nuk janë zbuluar. /Telegrafi/

5543e5de 9c3b 4293 82e6 42da946f3980 1 Foto: Royal Caribbean

2486d76d f8d4 485e ae3d 9c64278d40bd Foto: Royal Caribbean

Screenshot 8 26 Foto: Royal Caribbean

Screenshot 7 28 Foto: Royal Caribbean