LAJMI I FUNDIT:

Angjushev – Garrett: Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar me bashkëpunim ekonomik solid, ka mundësi edhe për zhvillim

Angjushev – Garrett: Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar me bashkëpunim ekonomik solid, ka mundësi edhe për zhvillim

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garrett, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumton kumtuan prej kabinetit të tij, është folur për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me ç’rast bashkëbiseduesit kanë konstatuar se bashkëpunimi është me të vërtetë në nivelin solid, por se ekziston mundësi që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen më shumë, veçanërisht në pjesën e eksportit të Republikës së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Angjushev është falënderuar për mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me proceset reformuese të cilat Qeveria do t’i zbatojë në drejtim të eurointegrimit të vendit dhe zhvillimit ekonomik për jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, njofton AIM.


Ambasadori Garrett është përqendruar në aktivitetet e Procesit të Berlinit, gjegjësisht në Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt në Triestë, por edhe në aktivitetet të cilat pasojnë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori