LAJMI I FUNDIT:

Angelovska: Po punojmë intensivisht në përmirësimin e transparencës fiskale

Angelovska: Po punojmë intensivisht në përmirësimin e transparencës fiskale

Po punohet intensivisht në përparimin e reformave të menaxhimit të financave publike, në veçanti për të përmirësuar transparencën fiskale dhe një sistem të ri të integruar të informacionit për menaxhimin financiar. Kjo u theksua në Këshillin e menaxhimit të financave publike të mbajtur në Ministrinë e Financave me rastin e rishikimit të raportit gjysmëvjetor për planin e veprimit 2019 për Programin e reformës në menaxhimin e financave publike.

Këshilli, i kryesuar nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, theksoi se Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Administratën Doganore, Byronë për blerjet publike, Entin Shtetërorë për Statistika, Entin Shtetërorë për Revizion, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Shtetëror për ankesat e blerjeve publike po punojnë me shpejtësi në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në Planin aksional.

Angelovska tha se së shpejti do të lëshohet në përdorim portali “Financa të Hapura”, i cili është krijuar për t’i siguruar publikut një përmbledhje të të gjitha pagesave të Thesarit. Gjithashtu, të dhënat dhe analizat e reja të dhëna në strategjinë fiskale dhe planin vjetor të menaxhimit të borxhit publik janë duke u publikuar, ndërsa së fundmi realizimi i shpenzimeve kapitale për përdoruesit e buxhetit ka filluar të publikohet në një aplikim të veçantë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Kalo në kategori