Gazeta e Perandorisë franceze, “Journal de l’Empire”, ka botuar të dielën e 24 korrikut 1808, në faqen e dytë veprën e arbëreshit Angelo Masci me titull “Essai sur l’origine, les mœurs, et l’état actuel de la nation albanaise – Discorso sull’origine, costumi, e stato attuale della nazione Albanese”. Më poshtë mund të lexoni disa rrëfime të autorit për shqiptarët:
• “Një popull, aq i famshëm por që është pak i njohur, një komb, i cili, për shekuj me radhë nuk ka ndryshuar zakonet e tij, të cilat, i gjejmë në mesin e njerëzve të qytetëruar, ende ruan zakonet barbare (e lashta) dhe meriton me siguri vëmendje. Asgjë e saktë nuk është shkruar deri tani për këtë komb, dhe ajo që është thënë në të shkuarën është si një re e dendur dhe e errët që fsheh më shumë se kurrë të vërtetën. E kam fjalën për kombin shqiptar”!
• “Ai shtrihet në një territor të gjerë, në të cilin është indigjen (autokton), duke filluar nga Shkodra e deri në Artë, por gjithashtu ka një numër të madh kolonish të shpërndara në More, Siçili dhe Itali.”
• “Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njëjtit popull.”
• “Shqiptari është natyrë e gëzuar. I pëlqejnë gostitë e mëdha dhe argëtimet; kërkon sidomos të kërcejë. Ai e ka zakon të ecë me shpatë në dorë, duke kënduar vargje që i kujtojnë veprimet e guximshme të njerëzve të mëdhenj të kombit. Është bujar, por neglizhon të vë pasuri: nuk nguron të japë diçka kur dikush i kërkon ndihmë ; por i ndodh të jetojë gjithashtu si lypës.”
• “Shqiptarët janë të gjithë ushtarë; vetëm mosha apo sëmundja mund t’i përjashtojë nga kjo detyrë. Secili prej tyre, pa shpresë shpërblimi, pa marrë ndonjë kompensim, njofton se merr pjesë në luftime me kurajo, guxim dhe hare: dashuria për lavdi dhe frika nga poshtërimi i çojnë ata në sulmet më të rrezikshme. Jeta është një barrë e dhimbshme për atë që, në përleshje, është detyruar të largohet apo që në momentin e luftimit është fshehur. Përkundrazi, baballarët e bijve, që kanë vdekur për atdheun, nderohen tej mase.”
• “Meqë shqiptarët nuk kanë mbret, ata zgjedhin në rast lufte, një nga krerët më të guximshëm për t’i udhëhequr. Pushteti i përkohshëm nuk u mjafton atyre që t’i bëjë të respektuar : për të pasur me vete shokët e tyre, ata duhet të jenë aktivë, bujarë, dhe mbi të gjitha, në krye të përleshjeve. Në betejë, trupat e tyre nuk janë të renditura dhe nuk mbajnë kurrë një pozicion të caktuar.”
• “Gratë gjithashtu marrin pjesë në luftë: shpesh, ato janë në krye të batalioneve, për të shërbyer si bastion kundër armikut. Na bën kurioz respekti fetar që barbarët kanë për gjininë femërore. Shpesh dhe ende shohim gra që u shkojnë në ndihmë të afërmëve të tyre duke u dërguar ushqim, municione, etj. Shpesh, nga lotët, lutjet, madje edhe nga qortimet e tyre, i shohim ato të zgjojnë zjarrin e luftëtarëve dhe kështu vendosin fatin e betejave.”
• “Ndonjëherë, shqiptarët vinin me trupa të tëra, duke pasur në krye një shef; më shpesh, ata hidheshin brigjeve tona në numër të vogël dhe pa udhërrëfyes. Të parët u shfaqën në vitin 1461, në kohën kur Skënderbeu u bë nga mbreti Ferdinand pronar i tokave të Shën Pjetrit në Galatinë. Një koloni e dytë shqiptare erdhi në vitin 1467, në kohën kur Skënderbeu vdiq; të tjerët nën papatin e Palit të II-të, i cili mbretëroi nga viti 1464 deri në vitin 1471; të tjerët më në fund rreth vitit 1478, koha kur zotëria i madh (sulltani) u bë sundimtar absolut i Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtyre emigrimeve, bashkëngjituni edhe ato që ndodhën gjatë mbretërimit të Charles të V-të. Urrejtja e shqiptarëve ndaj fuqisë osmane dhe nderimi i tyre për sovranët e Napolit, kryesisht ish-zotërinjve të tyre, i bëri ata, në 1532, që t’i japin qytetin e Koronit këtij perandori. Pak kohë më vonë, banorët e tij u pushtuan nga turqit; ata vendosën të iknin. Charles i V-të i mikpriti në tokat e mbretërisë së Napolit dhe i shpërbleu në mënyre masive për besnikërinë e tyre. Koloni të tjera erdhën nën sundimin e Filipit të II-të… Shqiptarët, aktualisht ekzistues në këtë mbretëri, jetojnë në 59 fshatra, të cilët së bashku, përbëjnë një popullsi prej 63.920 individësh.” /Blogu Dars (Klos), Mat – Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët