LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Qeveria e ka pezulluar tatimin progresiv për të ardhurat personale

Angellovska: Qeveria e ka pezulluar tatimin progresiv për të ardhurat personale

Qeveria e ka pezulluar tatimin progresiv për 36 muaj, gjegjësisht deri më 1 janar 2023. Siç tha ministrja e Financave Nina Angellovska, me këtë masë nuk është arritur rezultati i dëshiruar.

Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për shfuqizim, por për shtyrje të këtij lloji të tatimit, derisa të adaptohet zbatimi i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kishte reagime tronditëse nga qytetarët se ato ishin bërë pa konsultë, ndërsa kompanitë reaguan për paparashikueshmërisë. Ka pasur spekulime se do të ketë evazion fiskal, me transferime të kompanive në vendet e huaja, pasi ne e dimë sot se si është kapitali i lëvizshëm. Personalisht, unë ndjeva se kushtet nuk ishin krijuar sepse ne duhej t’i kushtonim vëmendje kohës”, tha Angellovska.


Analiza e ministres tregoi se tatimi progresiv i të ardhurave personale zvogëlonte pabarazinë me vetëm një përqind, dhe 50 përqind humbiste të ardhurat që mund të ishin mbledhur duke shmangur tatimpaguesit kalimin në një sistem tjetër ose transferimin e të drejtave të autorit dhe të ardhura nga qiraja në personat e tjerë.

Ajo tha se Qeveria mbetet në qëndrimin se ky tatim duhet të zbatohet, por se për momentin nuk janë përmbushur kushtet për këtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori