LAJMI I FUNDIT:

Angellov para varrimit të viktimave: T’i lëmë të afërmit e tyre t’i shohin për herë të fundit më të dashurit

Angellov para varrimit të viktimave: T’i lëmë të afërmit e tyre t’i shohin për herë të fundit më të dashurit

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ju bën thirrje qytetarëve të cilët sot në Koçan do të nderojnë të vdekurit në zjarr, të mos e pengojnë ceremoninë e varrimit.

Sot, siç thekson, duhet t’i lëmë më të afërmit, që për herë të fundit, në heshtje dhe lot, t’i shohin më të dashurit e tyre.

“Është e pamundur, çnjerëzore dhe e panevojshme që të gjithë t’i afrohen trupave të të ndjerëve në të njëjtën kohë. Prindërit kanë nevojë për ngushëllim nga të dashurit që do të vijnë me ta paraprakisht. Por, pikëllimi dhe dhimbja e prindërve, vëllezërve dhe motrave, të afërmve dhe miqve të viktimave është më e madhe” thotë Angellov.


Për këtë, siç thekson, sot t’i lëmë prindërit fatkeq, për herë të fundit, në heshtje dhe lot, t’i shohin më të dashurit e tyre. T’i nderojnë, të qëndrojnë afër tyre para se të varrosen.

Angellov thekson se për shkak të konfigurimit në teren në varrezat e qytetit në Koçan është e pamundur hyrja e sigurt e një numri të madh të njerëzve brenda në varreza.

“Në portën hyrëse te varrezat do të qëndrojnë priftërinj nga Koçani të cilët do t’i lënë prindërit me më të afërmit e tyre. I lus qytetarët e mbetur të pikëlluar të qëndrojnë jashtë portave të varrezave. Të nderojnë viktimat me dinjitet, pa shtyrë apo rrezikuar sigurinë e tyre apo të të pranishmëve. Pas ceremonisë së varrimit, por edhe në ditët në vijim, të gjithë qytetarët e pikëlluar gradualisht, një nga një, do të mund të shkojnë në vendpushimet e përjetshme të viktimave, të luten për shpirtrat e tyre, të vendosin lule dhe të ndezin një qiri”, thotë Angellov.

Angellovi informon se në dhe rreth vendeve të varrimeve do të shpërndahen një numër i madh i ekipeve të mjekëve dhe ujë për pije.

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lajme
Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Politikë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Lajme
Marrëveshja trepalëshe ushtarake, Perlaskaj: Vuçiq po bën teatër për të hequr vëmendjen nga protestat

Marrëveshja trepalëshe ushtarake, Perlaskaj: Vuçiq po bën teatër për të hequr vëmendjen nga protestat

Lajme
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, koloneli Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik

Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, koloneli Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik

Siguri
Kalo në kategori