LAJMI I FUNDIT:

Andres Iniesta u pyet nëse mos fitimi i Topit të Artë në vitin 2010 ishte i padrejtë

Andres Iniesta u pyet nëse mos fitimi i Topit të Artë në vitin 2010 ishte i padrejtë

I pyetur nëse mos fitimi i Topit të Artë në vitin 2010 ishte i padrejtë, ish-ikona e mesfushës së Barcelonës, Andres Iniesta ka dhënë vlerësimin e tij.

Ai i fitoi të gjitha me Spanjën, duke u bërë edhe kampion bote në vitin 2010 edhe kampion i Evropës (2008, 2012).

“Jo. Unë kurrë nuk u ndjeva sikur ishte e padrejtë. Isha i lumtur që u nominova. Është kënaqësi të jem atje, lista me më të mirët”, ka thënë spanjolli për Sharjah Sports TV.


Iniesta nuk e ndjek Messin te Inter Miami, zyrtarizohet te skuadra arabe
Lexo po ashtu Iniesta nuk e ndjek Messin te Inter Miami, zyrtarizohet te skuadra arabe

“Nëse më pyesni nëse do të kisha dashur të fitoja një Top të Artë, do të thosha po. Por, futbolli nuk ishte i padrejtë me mua dhe çmimet e mia. Jam shumë i lumtur me karrierën time dhe me gjithçka që ndodhi.”

“Për mua, të qenit lojtar i Barçës është trofeu më i madh”, ka shtuar më tej Iniesta.

Gjatë kohës së tij në Camp Nou, mesfushori shënoi 57 gola dhe 136 asistime në 674 ndeshje për klubin. Ai është lojtari i dytë më i dekoruar i Barçës me 32 trofe në emër të tij.

Në moshën 39-vjeçare, Andres është ende duke luajtur. Ai shënoi dy gola në katër ndeshjet e tij të para për skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori