Andonov: Gjendja me sistemin elektro-energjetik në RMV është stabile

Bashkëpunëtori për Energjetikë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktor Andonov, në konferencën e sotme për shtyp i dha informacionet më të fundit lidhur me gjendjen energjetike në vend.
Siç informoi bashkëpunëtori për Energjetikë, rekomandimet për kursim të energjisë elektrike tashmë janë zbatuar nga institucionet, gjë që dëshmojnë edhe shifrat e muajit tetor, të cilat tregojnë se institucionet shtetërore kanë arritur të kursejnë 24 % të energjisë elektrike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qasjen e përkushtuar dhe të përgjegjshme të të gjithë punonjësve të saj, ka kursyer gjithsej 32 % të energjisë elektrike.
Andonov konfirmoi se trendi i kursimit të energjisë elektrike është në trend të rritjes dhe se në shtator në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kemi pasur 20 % kursime në energji elektrike, ndërsa tashmë në tetor konstatojmë se kemi rritje dhe është 24 % krahasuar me muajin tetor të vitit 2021.
Bashkëpunëtori për energjetikë Andonov apeloi që në periudhën e ardhshme të gjithë të jenë maksimalisht të përgjegjshëm.
“Për shkak të uljes së temperaturave, le të jemi edhe më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike për të vazhduar këtë trend të uljes së konsumit, pra për të vazhduar rritjen e kursimeve. Si një Qeveri e përgjegjshme, ne menaxhojmë resurset me përgjegjësi. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Qeveri dhe të gjithë punonjësit në institucionet shtetërore që treguan një ndërgjegjësim të lartë për situatën në të cilën ndodhemi dhe me sa duket, shifrat tregojnë një rezultat me kursime që janë shënuar për muajin e dytë rresht”, theksoi Andonov.
Ai tha se çdo ndryshim i vogël në shprehitë mund të çojë në kursime të mëdha në energji elektrike dhe burime dhe se kursimet janë shumë të rëndësishme për të pasur një sistem të qëndrueshëm energjetik dhe për të ulur ngarkesën.
Në konferencë për shtyp, bashkëpunëtori për Energjetikë prezantoi bilancin ditor energjetik për prodhimin e energjisë elektrike nga dita e djeshme, 22 nëntor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë