James Rodriguez thuhet se në këtë verë përfundimisht do të largohet nga Real Madridi.

Anësori kolumbiani nuk e ka bindur as në këtë herë Zinedine Zidanen dhe do të largohet me t'u hapur afati kalimtar i transferimeve.


Coronavirusi ka bllokuar të gjitha evenimente sportive, por Daily Star raporton se James po kërkohet me ngulm nga Evertoni.

james e1571232213240

Madje, bëhet e ditur se Carlo Ancelotti e ka telefonuar lojtarin që të kalojë në Goodison Park me të kaluar kjo krizë.

James thuhet se e dëshiron ribashkimin me trajnerin italian, pasi ishte aiqë e kishte transferuar nga Monaco te Los Blancos, dhe te Bayern Munichu e kishte marrë në formë huazimi.

Real Madridi thuhet se po kërkon 65 milionë euro nga shitja e kolumbianit, mirëpo Evertoni mund të marrë atë edhe për 50 milionë euro plus bonuset. /Telegrafi/

telegrafi sport app