LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj Real Betisit, por kërkon më shumë nga skuadra e tij

Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj Real Betisit, por kërkon më shumë nga skuadra e tij

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kërkuar më shumë nga skuadra e tij, pavarësisht fitoren 1-0 në udhëtim te Real Betisi.

Dani Carvajal i rikthyer shënoi një gol në pjesën e dytë për të siguruar një ndeshje të tretë radhazi pa humbje për Ancelottin pas kthimit të tij në Madrid këtë verë .

Pavarësisht se nuk ishin në ecurinë e tyre më të mirë në Estadio Benito Villamarin, Los Blancos arritën ta marrin një fitore shumë të vlefshme.


Reali rikthehet te fitoret në La Liga, mposhtë Betisin në udhëtim
Lexo po ashtu Reali rikthehet te fitoret në La Liga, mposhtë Betisin në udhëtim

Ancelotti pranoi se ka ende punë për të bërë për lojtarët e tij në javët e ardhshme, por pranoi se ka më shumë gjëra pozitive sesa negative në situatën aktuale.

“Në pjesën e dytë ishim më mirë, nuk ishte një lojë spektakolare, por ishte një lojë e pastër dhe ne jemi të lumtur”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Diario AS.

Real Betis 0-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Courtois më i miri në ndeshje
Lexo po ashtu Real Betis 0-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Courtois më i miri në ndeshje

“Ne bëmë mirë sepse kemi punuar së bashku. Në pjesën e dytë shkuam në rreshtimin 4-4-2 për të pasur më shumë kontroll”.

“Ka shumë gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi. Por mendoj se bilanci është pozitiv”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori