Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur fjalët e para që nga ndarja e rrugëve me skuadrën e madhe gjermane, Bayern Munichun.

Ancelotti dhe Bayerni kanë ndarë rrugët sot (e enjte), pasi Bavarezët kanë vendosur ta largojnë pas nisjes së dobët të sezonit.


Forma e luhatshme në Bundesliga dhe humbja e fundit 3-0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ishin arsyet kryesore për shkarkimin e italianit.

Megjithatë, Ancelottit nuk i ka mbetur hatri aspak në drejtuesit e Bayernit, pasi i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Trajneri italian falënderimin për drejtuesin, klubin dhe tifozëve e ka bërë me anë të profilit të tij privat në Twitter.

“Ka qenë një nder i madh për të qenë pjesë e historisë së Bayernit”.

ancelotti 1 3

“Unë do të doja të falënderoja klubin, lojtarët dhe tifozët mahnitës”, ka shkruar Ancelotti.

Ndryshe, Ancelotti  me Bayernit ka një titull të Ligës së fituar dhe dy kupa të Gjermanisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app