Ancelotti i dërgon mesazh Guardiolas dhe lojtarëve të Man Cityt para ndeshjes së parë gjysmëfinale

Real Madrid po përballet me një ndjenjë të njohur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, me Carlo Ancelottin që po takohet me atë që ai e ka quajtur një Manchester City ‘të pandalshëm’. Jo më pak sepse ata tani kanë praninë monstruoze të golave të Erling Haaland.
Norvegjezi ka thyer së fundmi rekordin e golave në Ligën Premier dhe spikat si ndryshimi më i madh mes dy skuadrave nga një vit më parë.
Ancelotti është i vëmendshëm për rreziqet e paraqitura nga Haaland, por gjithashtu theksoi virtytet e ekipit të tij.
“Ai është shumë i rrezikshëm, ne po e shohim. Ai është një rrezik, por jo vetëm ai. Është një ekip i kompletuar që luan futboll shumë të mirë. Ne po punojmë për të ndaluar një ekip që duket i pandalshëm. Ne do të kemi shanset tona. Ne hyjmë në të në një vend të mirë. Jemi në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar, ajo që ka rëndësi është motivimi, emocioni. Fitimi i Kupës është një bonus”, ka deklaruar italiani.
Ai e pranoi se me Haaland, ndoshta ata kishin më shumë opsione në arsenalin e tyre.
“Është një ekip më i kompletuar se vitin e kaluar. Gabriel Jesus ishte shumë i rrezikshëm, por i ndryshëm nga Haaland. Tani mund të përfitojnë më shumë nga topi i gjatë, topat e dytë, kanë shënuar gola më parë nga topat e gjatë. Por. stili është i njëjtë”, shtoi më tej Ancelotti.
Trajneri italian shtoi më tej se nuk ka plane për të ndaluar lojtarët, por për të ndaluar ekipet.
Si City, ashtu edhe Real Madridi u mungojnë lojtarët kyç në mbrojtje për ndeshjen e parë. Nathan Ake duket se do të humbasë ndeshjen pasi u lëndua në senacën fundit stërvitore, ndërsa Los Blancos do të jenë pa Eder Militao të pezulluar për ndeshjen. /Telegrafi/
👔 @MrAncelotti: "El plan para mañana es hacer un partido completo. Queremos tomar una pequeña ventaja".#UCL pic.twitter.com/Q4TxawSFUi
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 8, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri