LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i dashuruar në Son: Real Madridi përgatit ofertën e majme në drejtim të Tottenhamit

Ancelotti i dashuruar në Son: Real Madridi përgatit ofertën e majme në drejtim të Tottenhamit

Son Heung-min po përgatitet për lëvizjen e radhës në karrierën e tij, pasi ka arritur statusin e lojtarit të klasit botëror gjatë sezoneve të fundit në Tottenham.

Reprezentuesi koreano-jugor përfundoi në vendin e 11-të në renditjen e Topit të Artë në fillim të tetorit dhe shënoi 23 gola në Ligën Premier sezonin e kaluar në rrugën e tij për t’u bërë një nga sulmuesit kryesorë në botë.

Dhe ai tani mund të jetë në prag të largimit nga veriu i Londrës, pavarësisht nga një kontratë që e mban atje deri në vitin 2025, me Real Madridin të interesuar për shërbimet e tij, sipas gazetës gjermane SPORT1.


SPORT1 ka raportuar se trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, ka vëzhguar përparimin e 30-vjeçarit, i impresionuar qartë nga cilësitë e sulmuesit.

Jo vetëm që është i aftë të bëjë përpjekje mahnitëse solo, por Son është gjithashtu jashtëzakonisht i shpejtë dhe ka një sy për pasime që e vënë bashkëlojtarin përballe me portierin.

Si rezultat, Son është bërë shpejt një nga lojtarët sulmues më vdekjeprurës në Evropë, pavarësisht mbërritjes në Tottenham si një lojtar i panjohur.

Por, Spurs nuk do ta lejojnë largimin e tij aq lhetë, derisa mund të kërkojnë afro 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori