Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbyllur derën e largimit për mesfushorin francez, Eduardo Camavinga.

Gjatë ditës pati informacione mbi një interesim të Arsenalit për Camavingan, të cilën u tha se donin ta transferonin në këtë afat kalimtar.


Megjithatë, largimi i tij nuk është fare opsion për Real Madridin, as në këtë periudhë dhe as gjatë afatit të verës.

Është vet trajneri Ancelotti, i cili ka mohuar largimin e Camavingas, të cilët e ka cilësuar të paprekshëm sikurse Luka Modric dhe Toni Kroos.

camavinga kroos

“Ne nuk do ta lëmë Camavinga të largohet”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Ai është i paprekshëm, si Kroos dhe Modric”, përfundoi trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/

telegrafi sport app