LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti beson se tifozët e Real Madridit janë të sigurt në fitimin e titullit në La Liga

Ancelotti beson se tifozët e Real Madridit janë të sigurt në fitimin e titullit në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se tifozët e Los Blancos janë të bindur se ekipi do të vazhdojë formën dhe të fitojë titullin e La Ligës këtë sezon.

Skuadra e Ancelottit krijoi një epërsi prej tetë pikësh në krye të tabelës me një fitore dominuese 4-1 në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Tre pikët kundër gjigantëve baskë do t’i ofrojnë skuadrës së Ancelottit një rritje të madhe të besimit përpara ndeshjes kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain në mesjavë.


Real Madridi fiton me rikthim dhe thellë ndaj Real Sociedadit
Lexo po ashtu Real Madridi fiton me rikthim dhe thellë ndaj Real Sociedadit

“Ishte një ndeshje e rëndësishme sepse ne patëm mundësinë të përfitonim në La Liga. E kuptuam rëndësinë e ndeshjes dhe fitorja na jep shumë shpresë”, ka thënë fillimisht Ancelotti për gazetën Marca.

“Ky është intensiteti që na nevojitet dhe tifozëve u pëlqen. Mund të përsëritet të mërkurën kundër PSG-së”.

“Tifozët besojnë më shumë pas kësaj ndeshje. Ideja për të dalë te tifozët në fund erdhi nga lojtarët, sepse të mërkurën na duhen”, përfundoi italiani.

Ndaj PSG-së, Mbretërit do të kenë mungesat e Casemiros dhe Ferland Mendyt shkaku i pezullimit, ndërsa Toni Kroos dhe Federico Valverde janë në luftë me kohen për t’u rikuperuar nga dëmtimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori