Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit Arsenal - Manchester City

Arsenal dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani në Ligën Premier.
Dy skuadrat janë pretendentët kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në Emirates Stadium me fillim nga ora 17:30.
Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga ky duel.
Lajmet për dy skuadrat Arsenal:Mikel Arteta ende nuk e di nëse do t'i ketë nga minuta e parë dy yjet Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli shkaku i lëndimeve. Saka u lëndua ndaj Lens dhe mungesa e tij do të jetë një goditje e madhe për Topçinjtë. Jurrien Timber mbetet një mungesë për vendasit pasi mbrojtësi holandez nuk do të rikthehet edhe një kohë. Man City: Rodri është mungesa e madhe e Cityt për këtë duel, pasi lojtari do të mungoj dhe nga xhiroe ardhshme do të rikthehet në fushë. Mungesë tjetër e rëndësishme për Citizens është edhe ajo e mesfushorit belg Kevin de Bruyne.
Fakte interesante nga të dyja skuadrat:
Arsenali është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier
Manchester City është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat
Parashikimi:
Arsenal - Man City 1-2 Formacionet e mundshme:Arsenal: Raya; Ben White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Nketiah, Jesus





















































