LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Behrami është i pazëvëndësueshëm, Shaqiri të marrë përgjegjësinë në sulm!

Analizë – Behrami është i pazëvëndësueshëm, Shaqiri të marrë përgjegjësinë në sulm!
Neymar dhe Valon Behrami, Foto: Getty Images

Vajza e tij Sofia e pyeti nëse do të luante kundër Neymarit, tregoi vet Behrami para Botërorit. Ajo i kishte thënë: “Ai është shumë i fortë për ty”. Këtu edhe mori fund vetbesimi i tij, tha vet Behrami.

Edhe unë, të gjithë kemi thënë: “Neymari është shumë i fortë për Valonin”. Kemi menduar se ndoshta 21 vjeçari, Denis Zakaria, një prej më të rinjve dhe mesfushorëve më të shpejtë të Zvicrës do t’i bënte ballë superyllit brazilian në vend të Behramit.

Tekniku Petkovic e lëshoi Behramin që të shkonte pas Neymarit, magjistarit me top nga kundërshtarët e Selecaos. Aty u shfaq luftëtari 33 vjeçar. Një mega yll ndaj një punëtori të madh të futbollit.


Një burrë i vërtetë ndaj një qaramani.

Dhe, burri i vërtetë e s’pastroi qaramanin. Behrami e gjunjëzoi gjithë Brazilin.

Momenti kur Behrami ndjeu dhimbje, Foto: Blick

“Ky është stili im i lojës. Neymari e ka një stil tjetër”, tha i qetë Behrami pas përfundimit të ndeshjes. Në anën tjetër, unë, të gjithë ju dhe vajza e Behramit e kuptuam se u gabuam me djaloshin nga Drenica.

E gjithë Zvicra po shpreson në një paraqitje të Behramit, e që problemet e tij me muskujt të zgjidhen shpejt, ashtu siç është parashikuar. Në të kundërtën, Behrami duhet të bëjë një tjetër sakrificë nga vetja dhe të paraqitet ndaj Serbisë edhe nëse nuk është plotësisht i përgatitur.

STATISTIKA - Behrami komandoi mesfushën, e neutralizoi totalisht Neymarin!
Lexo po ashtu STATISTIKA - Behrami komandoi mesfushën, e neutralizoi totalisht Neymarin!

Ndeshja ndaj Serbisë do të jetë një luftë e vërtetë në mesfushë, është mbi të gjitha një ndeshje kyçe.

Zvicra ka nevojë për punëtorin e madh, ka nevojë urgjente për çelësin e lojës. Ndërhyrjet e tij, grintën e tij, vetëbesimin e tij.

Behrami është i pazëvëndësueshëm. Nga e diela të gjithë e dinë këtë. Edhe vajza e tij Sofia. Edhe unë. Edhe të gjithë ju.

Behrami duhet që për Zvicrën të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad të lëvrojë fushën, në mënyrë që diçka të mbillet e të rritet nga ky Botëror.

Xherdan Shaqiri, Foto: Getty Images

Koha që Shaqiri të marrë përgjegjsinë

Pak u ndalëm që të analizojmë statistikat e Behramit. Ato nuk kanë nevojë fare për koment sepse ishte perfekt në çdo aspekt.

Xherdan Shaqiri bëri një asistim ndaj Brazilit, duke lansuar harkimin preciz në kokën e Zuberit i cili realizoi për barazimin e artë ndaj Selecaos.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme për superyllin e Zvicrës nga Zhegra e Gjilanit. Puna e tij, vetëm sa ka filluar.

Ndaj Brazilit, Xherdan Shaqiri preku 59 herë topin, dhe gjuajti në drejtim të portës kundërshtare VETËM NJË HERË dhe atë në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Shaqiri ishte i neturalizuar në sulm nga Brazili

Kaq ishte performanca e Shaqirit ndaj Brazilit, ku përpos asistimit, nuk pati ndonjë gjë tjetër për t’u përmendur. Shaqiri nuk arriti që të tërheqë si duhet kundërsulmet e Zvicrës. Sulmi helvet kishte mungesë të pasimeve të shkurtëra, aksioneve të koordinuara mirë, ndërsa goli erdhi nga ndërprerja.

Xherdan Shaqiri është futbollisti kryesor në sulm i Zvicrës. Në mos futbollisti kryesor i gjithë skuadrës.

Ndaj Serbisë, Xherdan Shaqiri duhet ta marrë përgjegjësinë dhe të krijojë më shumë në sulm. Zvicra është e detyruar ta sulmojë Serbinë në ndeshjen e dytë dhe do t’i duhet kreativiteti dhe këmbëngulësia e Shaqirit në fazën e sulmit.

Shaqiri duhet të krijojë jo vetëm goditje në drejtim të portës, por edhe krosime, pasime dhe të krijojë kombinime të frytshme në fazën e tretë të fushës për të gjetur rrugën e golit ndaj një kombëtareje më fizike siç është ajo e Serbisë. Të dominojë në krah.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës për të.

Punën e fortë do ta kryejnë Behrami dhe Xhaka, por është koha që Shaqiri të marrë përgjegjësinë e një superylli të padiskutueshëm në sulm, një xherdani shkëlqyes të futbollit botëror.

/Telegrafi/